Një aksident masiv ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke pësuar dëme materiale.
Aksidenti është ndikuar edhe nga trafiku i madh që ishte krijuar sot në këtë aks rrugor, si pasojë e fluksit të automjeteve drejt plazhit të Durrësit.
Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze ndërkohë që policia po punon për normalizimin e situatës së trafikut.
D.i.