Ish-kryeministri Berisha ka komentuar të shtunën pasdite reagimin e Ramës në përfundim të ndeshjes miqësore me Ukrainën. Në një postim të shkurtër në Facebook, Berisha thotë se deklarata e Ramës tregon se qeveria bazohet në suksese imagjinare.
Sipas deputetit demokrat, përshëndetja e Ramës për ndeshjen nuk erdhi në gjendje të dehur dhe as në formë sarkazme. Berisha shkruan se ata që e lexuan Ramën e morën si një gafë të pafalshme. (java / r.a)
Postimi i Sali Berishës:
Humbja 3 me 1e kombetares tone me Ukrainen dhe suksesi imagjinar i Edvin Kristaq Rames!
I mbrujtur me stilin ateror te sukseseve imagjinare, sipas te cilit dhimbja eshte force dhe humbja eshte suksesi i radhes per Edvin Kristaq Ramen, ai, pas perfundimit me rezultatin 3:1 per Ukrainen te kombetares tone, vrapoi te shpalle kete humbje ne FB e tij si suksesin imgjinar te radhes duke quajtur rezultatin deshperues per ne te ndeshjes, si vlere te shtuar per ekipin tone, e kishte fjalen per qeverine e tij!? Ata qe e lexuan kete e moren si nje gafe te pafalshme, te tjere si tallje cinike qe i beri ekipit tone ndersa te tjere thane se Rama e beri kete deklarate ne gjendje te dehur.
Ne te vertet keto komente te ngjallin keqardhje pasi Rama kete nuk e beri as per cinizem apo sarkazem e aq me pak i dehur kete deklarate. Por ai e beri ate si deklaraten e radhes te sukseseve imagjnare te mendjes se tij te semure por qe ndjeshmeria e tifozeve e detyroi me sharjet e pafundme t’a modifikoje ate! sb