Nga Mentor Kikia
Debatet për reformën në drejtësi kanë mbytur një cështje shumë të rëndësishme, sic është reforma zgjedhore. Nëse ka një arsye pse ai parlament është sot parlamenti më idjot që ka pas Shqipëria qëkurse u shkëput nga turku, është pikërisht formula e zgjedhjeve.
Sepse ne nuk zgjedhim deputetët, ne thjeshtë votojmë partinë dhe deputetet i emëron partia. Dhe partia emëron të fortët e të pasurit, sepse ata vjedhin dhe blejnë vota. Kjo bëri që nga legjislatura në legjislaturë, parlamenti të degradojë, sa sot kur mblidhet ngjan më shumë me nje dhomë tregtie sesa me nje parlament.
Ndaj duhet doemos të ndryshojë formula, listat e hapura. Unë personalisht nuk do të votoj(refuzoj), nëse nuk jam i sigurtë se kujt do ti shkojë vota ime.
Unë dua të votoj kandidatin që mendoj unë se është i denjë, jo të hedh votën në koshin e partisë dhe vota ime ti shkojë tregtarit të xhamave, atij të karburanteve, ndërtuesit apo atij të korruptuarit, të cilët kanë paguar të jenë në krye të listës.