Kryetari i Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi i bëri thirrje kryeminsitrit Rama të përfshijë këtë forcë në qeveri.
“Zoti Rama mbështetja për çështjet tona duhet të jetë pjesë e diplomacisë publike dhe jo vetëm tavolinave. Ne jemi bashkë në një aleancë qeverisëse, por ne nuk ushtrojmë pushtet, por kemi pasur pushtetin e ideve. Po ju them sot se ne kemi personalitete që mund t’i jepnin kontribute qeverisjes.
Zgjidhja e çështjes çame ishte në qendër të fjalimit të mbajtur nga kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi në çeljen e Kongresit të kësaj force politike.
Ai deklaroi se çështja është shumë pranë zgjidhjes, ndërsa risoli edhe njëherë në fokus Ligjin e Luftës që ka në fuqi shteti grek. Ai tha se nuk mund të mbeetemi peng i greqisë, por ta adresojmë këtë çështje pranë aleataëve tanë dhe NATO-s. Idrizi përshëndeti edhe rezolutën e PS për çështjen çame, por tha se ka edhe kritika për mazhroancën dhe kryeministrin.
“Ne nuk kemi qenë asnjëherë në qendër të pushtetit, kjo do të thotë se PDIU nuk ka votues me interesa klienteliste. Ata që votuan, nuk janë klientët tanë, por janë si-vlezërit tanë. Janë simboli i atyre që mbështesin bashkimin kombëtar. PDIU nuk është parti e kryetarit të saj, PDIU është parti e juaja, e rinisë, gruas, shqiptarëve kudo që ata janë.
Më bëri përshtypje se si 84-vjeçarët vinin votonin për delegatët. Ata dolën nga shpia për shpresën e zgjidhjes së çështjes çame. Unë po jua përsëris prap, ajo ëhstë shumë afër. Ne kemi realizuar rezolutën e vitit 2004. PS sot në pushtet ka propozuar sot rezolutën e saj, dhe unë i jam mirënjohës PS-së dhe kryeministrit Rama. Ne i jemi mirënjohëse mazhorancës futjes në tryezën me Greqinë të çështjes, heqjes së Ligjit të Luftës.
Ne nuk mund të jemi peng i politikave të Greqisë, për Ligjin e Luftës. Ta adresojmë çështjen te aleatët tanë, në NATO, ne jemi anëtarë të NATO-s”, tha Idrizi.
/a.m.