Një ditë më parë kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës Elvis Rroshi publikoi dy dëshmi penaliteti të autoriteteve italiane që e nxjerrin atë të pastër.
Dëshmitë ishin me të dy emrat e ish-kryebashkiakut, Elvis dhe Ervin Rroshi.
Edhe pse ai rezulton i dënuar për “dhunë” dhe “përdhunim në grup” në vitin 1992 në Itali, këto dëshmi e nxirrnin atë të pastër.
Referuar legjislacionit italian, pasi ka kaluar një periudhë e caktuar kohore disa-vjeçare, personi në fjalë konsiderohet i rehabilituar, ndaj dëshmia del e pastër.
Dënimet nuk pasqyrophen në dëshminë e penalitetit pas njëfarë kohe, në varësi të veprës së kryer dhe periudhës kohore që kalon.
Pra dëshmitë tregojnë se ai nuk ka dënim dhe nuk ëhstë në ndjekje penale vitet e fundit, por jo se nuk ka qenë kurrë i dënuar.
Një vërtetim i tillë merret nga arkivi gjyqësor, që tregon çdo lloj dënimi, sado kohë të ketë kaluar./a.m.