Herolind Shala ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, edhe pse nuk është ftuar për Kampionatin Evropian që do të fillojë në Francë këtë muaj.
“Siç e dini nuk jam pjesë e skuadrës për në Francë por un do të vazhdoi ta përkrahi Shqipërinë dhe të jem pjesë e vendit tim.
Zgjedhjet e trajnerit duhet respektuar dhe shpresojë në sukses në kampionatin evropian”, ka thënë Shala, referon Koha.
“Gjithçka që keni lexuar për mua nuk janë të vërteta, do të jem pjesë e Shqipërisë përgjithmonë. Forca Shqipëri”. (b.an)