Një vrasje brenda një familje shqiptare në Itali ka tronditur Vobarnon në Breshia. Një burrë 37 vjeçar është goditur disa herë me thikë dhe ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij, ku ai jetonte me të shoqen. Në momentin e ardhjes së policisë, në shtëpi ka qenë edhe kunati i viktimës, vëllai i gruas së tij.
Policia dyshon tek kunati i 37 vjeçarit, duke mos përjashtuar nga hetimi edhe gruan e tij.
Shqiptari 37 vjeçar kishte marrë orarin e pushimit nga puna e i ishte drejtuar shtëpisë së tij për të ngrënë, por fatkeqësisht nuk ka dalë i gjallë më prej aty. java/ a.k