Një sondazh i IDRA-s, në bashkëpunim me USAID nxjerr konkluzionin se isntitucioni publik shtetëror më i besuar është Policia e Shtetit, e cila lë prapa qeverinë, median si dhe opozitën. Nga përgjigjet e qytetarëve rezulton se policia e shtetit ka 54 pikë, ndërsa Kryeministri Rama ka marrë 43 pikë. Opozita ka kapur vetëm 32 pikë.“Elementi” më i besueshëm në luftën ndaj korrupsionit mbeten ndërkombëtarët, duke nënkuptuar ambasadorët e vendeve më të rëndësishme si SHBA apo BE.Studimi i bërë në bashkëpunim me USAID tregon se niveli i korrupsionit mbetet i lartë, sidomos në organet e drejtësisë, tatimeve doganave etj. 1 në 3 qytetarë mendojsë se korrupsioni është rritur në krahasim me 3 vite më parë.
Anketimi është bërë në janar-shkurt 2016./ java/ a.k