Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as batutat në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Njëri prej gazetarëve e pyeti Ramën nëse do të rikonfirmohej koalicioni me LSI në zgjedhjet e ardhshme.
Referuar ditës kur në vitin 2013 dy partitë u lidhën në koalicion, Rama me humor tha se 1 prilli është ditë e mbarë.
“Koalicioni që unë drejtoj, prilli është muaj i mirë dhe 1 prilli është ditë e mirë”, tha Rama.
Më tej ai e mbylli fjalimin e tij duke shtuar se “Na falni, por tani po ikim se na ngelën ministrat pa ngrenë”./a.m.