Prej disa ditësh po qarkullon në portale të ndryshme lajmi për ekzistencën e një video-skandali të një ministri të qeverisë. Kjo çështje u diskutua edhe puntatën e djeshme të emisionit “Opinion” ku ishin të ftuar disa analistë. Artur Zheji shkoi edhe më tej duke dhënë disa detaje për atë që ndodh në video, edhe pse ai sqaroi se ka parë disa sekuenca dhe nuk arrihet të kuptohet se për kë ministër bëhet fjalë.
Pas deklaratave të Zhejit, ka ironizuar gazetari Artan Hoxha nëpërmjet një statusi në facebook.
Ai shkruan se “videot janë nxjerrë nga çanta e ‘baba’ Takut”, të cilit gazetari i uron shërim të shpejtë pasi dikush paska futur duart në çantën e tij.
Ja postimi i Hoxhës:
I urojme sherim sa me te shpejte Baba Takut, ….pervec shume te tjerave, kjo eshte ne te mire te vendit dhe politikes shqiptare, ….sepse dikush pretendon se paska futur padashje doren te canta e tij e zeze, dhe qe andej ka nxjerre ca video nga ato, e dini vet ju…
Nuk e di pse mu kujtua biseda e Kotes me Tanen duke pare filxhanin e kafese te filmi “Perralle nga e kaluara”.
Kotja: Moj, Tane mos e keni nusen me barre?!!!
Tana: Bah, c’jane keto, mos eshte nusja e tim vellai!!!
Kotja: Kot ma fsheh, Marigone e keni me barre. Mua ma tha Zoica qe i kishte thene Vasillua. E pashe dhe vet me sy, ja ku e ke, mu ne mes te filxhanit….