Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një 33 vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 3 vite më të vogël.
Në pranga është vënë shtetasi Armando Filaj, banues në fshatin Picar.
Në momentin që në banesën e tij kanë mbërritur uniformat e policisë, ai ka kundërshtuar arrestimin duke dhunuar gjithashtu edhe tre policë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se, më datë 02.06.2016, Armando Filaj është konfliktuar për motive të dobëta me vëllain e tij shtetasin B.F., 30 vjeç duke ushtruar edhe dhune fizike ndaj këtij të fundit.
Pasi shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit Armando Filaj, ky i fundit ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë duke mos iu bindur atyre për shoqërimin e tij në drejtim të ambienteve të Policisë Vlorë, për këto arsye u është kundërpërgjigjur duke ushtruar dhunë fizike ndaj 3 punonjësve të policisë (M.A, K.H, dhe H.M)”, sqaron policia.
Në komunikatë, policia lokale sqaron se ky shtetas është me precedentë të mëparshëm penal, pasi në vitin 2012 është dënuar për vjedhje./a.m.