Presidenca ka publikuar sot formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe ambasadorëve.
Në Gjykatën e Lartë rezulton se vetëm Tom Ndreca ka ndërruar mbiemrin. Ai ka deklaruar se më parë mbiemrin e ka pasur Frroku.
Helidon Bendo deklaron se emrin e pagëzimit Johan e ka përdorur gjatë kohës së qëndrimit në Greqi.Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika rezulton me ndryshim të ditëlindjes nga 12.3.1956 ndërsa më parë e kishte 12.02.56.
Shefi i shtabit të FA, Jeronim Bazo, rezulton pa probleme.
Gjykatësi Artan Broci e ka pasur emrin Dritan Broci, ndërsa gjykatësja Majlinda Andrea e ka pasur mbiemrin Ndreu.
Prokurori Klodjan Braho e ka pasur emrin Aklodjan, prokurori Albert Demirneli e ka pasur mbiemrin Neli, ndërsa prokurorja Elsa Miha ka ndërruar në gjendje civile emrin e babait raporton BW.
Pikës për dëbimin nga ndonjë vend i huaj nuk iu janë përgjigjur 2 prokurorë./a.m.