Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajtën fjalimet hapëse të mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë, që ëhstë e treta e këtij lloji. Gjatë fjalës së mbajtur, kryeminsitri rama tha se tashmë kufiri midis dy vendeve ëhstë një urë bashkëpunimi që forcohet dita-ditës. Po ashtu, rama theksoi një sërë arritjesh të përbashkëta në sektorë të ndryshëm.
“Duke bazuar politikbërjen tonë në realitetin e një toke, një populli dhe një ëndrre të përbashkët, së bashku kemi transformuar kufirin në një urë të re bashkëpunimi që forcohet dita-ditës. Nga ky bashkëpunim lindi ideja për hapësirë të përbashkët energjetike mes Shqiëpriaë dhe Kosovës. Brenda pak javësh ne do jemi në Tiranë për të vënë në punë linjën e interkonjeksionit që lidh përfundimisht autostradën energjitike mes Shqipërisë dhe Kosovës, e çel një fazë të re për këtë hapësirë. Nga ana tjetër është strategjike lidhja e Kosovës me gazsjellësin TAP. Në këto dy vite kemi krijuar një treg të përbashkët bujqësor duke njehsuar standartet. Jo vetëm ja dolëm që më në fund fëmijët tanë të Shqiëprisë e Kosovës të mësojnë gjuhën amë me të njëjtën abetare, por edhe njehsuam sistemin Universitar, duke hedhur themelet e një arsimi mbarëkombëtar”, tha Rama.
Gjatë fjalë së tij Rama i adresoi edhe një thirrje autoriteteve serbe kur tha se për për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Serbia të mari shembull nga Kosova se si respekton të drejtat e serbëve.
Ndërkohë homologu i tij Mustafa theksoi se dy vendet duhet të vijojnë rrugën e përbashkët drejt proceseve integruese. Ai theksoi se dy qeveritë kanë obligim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në të gjithë botën.
“Dy qeveritë tona kanë obligim moral për tu kujdesur për shqiptarët jashtë vendeve tona. Ne duhet të përkujdesemi për të drejtat e qytetarëve tanë. Kemi bërë progres në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Tiranë. Ato po lehtësojnë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë,arsimit, energjisë etj. Po pnojmë për çuarjen përpara të axhendës së Berlinit. Kjo mbledhje do jetë shtytëse për procesin e normalizimit të marrëhdënieve të fqinjësisë në Ballkan. Ne jemi për dialog me të gjithë. Ne jemi për dialog edhe me Serbinë”, tha Mustafa.
***
Është çelur mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Takimi ka nisur pak çaste më parë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje janë diskutimi i zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në të shkuarën.
Po ashtu, parashikohet edhe miratimi i disa marrëveshjeve të tjera në këtë takim.
Mbledhja midis dy qeverive është e treta, duke u kthyer kështu në një traditë.
***
AXHENDA
Në axhendën e kësaj mbledhje, parashihet që delegacioni shqiptar të arrijë në pikën Kufitare Vërmicë në orën 10:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit.
Në orën 11:00 delegacioni shqiptar do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare. Në orën 11:05 do të bëhet radhitja e kabineteve Qeveritare dhe pritja e kryeministrave.
Në 11:10, pritja ceremoniale e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bëhet edhe intonimi i Himneve Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministrat Mustafa dhe Rama prezantojnë kabinetet.
Në orën 11:20, është paraparë që të fillojë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ku do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive.
Ndërsa, konferenca e përbashkët për media, e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet në ora 12:40.
Në orën 13:00, parashihet dreka ndërmjet kabineteve, ku pjesëmarrës janë kryeministrat, ministrat, dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarëve, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë.
Në këtë mbledhje është paraparë nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në mes dy qeverive, në sektorë të ndryshëm. Ky është rendi i ditës i kësaj mbledhje të përbashkët.
Rendi i ditës
1. Hapja e mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa Republikës pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (secila fjalë do të jetë rreth 8 min).
2. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, pasuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petri Selimi (1-2 minuta).
3. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministres së Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së RKS, Hykmete Bajrami, dhe, më pas Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës të RSH, Edmond Haxhinasto, për të prezantuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore ” (1-2 min secili).
4. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Financave të R. SH. Arben Ahmetaj, pasuar nga Ministri i Financave i RKS, Avdullah Hoti, për të prezantuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore” (1-2 min secili).
5. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Financave të RKS, Avdullah Hoti, pasuar nga Ministri i Financave i RSH, Arben Ahmetaj, për të prezantuar Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese. (1-2 min secili).
6. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministres e Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito pasuar nga Ministri i Administratës Publike të RKS, Mahir Yagcilar për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik” (1-2 min secili)
7. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Zëvendësministrit të Administratës së Pushtetit Lokal të RKS, Bajram Gecaj, pasuar nga Ministrja e Integrimit Evropian të RSH, Klajda Gjosha, për të prezantuar “Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërjmet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).
8. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Mjedisit të RSH, Lefter Koka, pasuar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të RKS, Ferid Agani, për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të « Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).
9. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të RKS, Blerand Stavileci pasuar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë të RSH, Damian Gjiknuri për të prezantuar “Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).
10. Mbyllja e Mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama që përmban Konkluzionet e Përbashkëta të Mbledhjes së Parë, Dytë dhe të Tretë të Qeverive.
Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri i RKS, Isa Mustafa dhe Kryeministri i RSH, Edi Rama, ka lojnë në hapësirën ku mbahet konferenca për media.
Axhenda mediale parasheh dy pyetje nga mediat e Kosovës dhe dy pyetje nga mediat e Shqipërisë.
Pas përfundimit të Konferencës për media, bëhet foto familjare./a.m.