Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, niset sërish sot për një vizitë zyrtare në SHBA. Zyrtarë të Kuvendit bën të ditur për Javaneës, se në adresë të kryeparlamentarit ka ardhur një ftesë nga pala amerikane për vizitë zyrtare, e cila parashikon takime të rëndësishme me zyrtarë të nivelit të lartë. Po të njëjtat burime nuk dhanë detaje për axhendën e Kryetarit të Parlamentit, por u mjaftuan të nënvizonin se “takimet do të jenë të nivelit të lartë dhe shumë të rëndësishme”.
Ajo që bie në sy është fakti se Meta viziton SHBA-në tre herë brenda 6 muajve të fundit, duke shënuar në këtë mënyrë një “rekord” sa i përket shpeshtësis së këtyre vizitave. Kreu i Kuvendit e zhvillon këtë vizitë në kulmin e debateve për miratimin e Reformës në Drejtësi, dhe në sfondin e takimit mes dy drejtuesve më të lartë të partive më të mëdha në vend Rama – Basha.
(javanews) me.ar