Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “TË PAEKSPOZUARIT”, të gazetarit Ylli Rakipi, deklaroi se është kundër martesave gay.
I pyetur se disa deputetë të PD-së, përfshirë edhe zotin Berisha, kanë deklaruar se nuk do ta votojnë reformën në drejtësi nësë ndryshohet preambula e Kushtetutës për të përfshirë ‘mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual’, ai tha se një gjë e tillë nuk e kushtëzon reformën.
“Ka një pjesë në draftin që është hartuar që ka dalë jashtë mandatit të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ky sygjerim, që PD-ja është pozicionuar kundër. S’jemi kundër homoseksualëve, madje kjo parti ka kaluar në Parlament një ligj në vitin 2009 dhe hapi rrugë për heqjen e vizave. Ne kemi qenë kundër martesave dhe kundër adoptimit të fëmijëve” tha Basha.
Më tej siguroi qytetarët “që PD-ja qëndron fortë kundër martesave gay”.