Zbulohen fotot e zjarrfikësit të Tiranës, Afrim Kallari, i cili sot vrau vëllanë me armë gjahu, Elmir Kallari dhe plagosi nënën e tij.
Ngjarja ndodhi në Valias në orën 16:30. Afrim Kallari qëlloi me armë gjahu vëllanë e tij më të vogël, pas konflikteve për pronën.
Ai pas krimit u dorëzua në Polici dhe e pranoi vrasjen. Ndërkohë, Policia ka shoqëruar në Komisariat babanë e autorit dhe vjehrrin e tij për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.
Mësohet se plagosja e nënës së Kallarit ka qenë aksidentale dhe se qëllimi i Afrimit ishte vetëm të vriste vëllanë e tij.
Nëna është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendet në spital me një plagë në këmbë.
D.I.