Pas takimit me Presidentin Nishani, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, takuan edhe dy ish presidentë të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiun dhe Rexhep Mejdanin.
“Në të dy këto takime përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shpjeguan situatën politike të krijuar në Kosovë në raport me kundërshtimin ndaj marrëveshjes për “Zajednicën” dhe asaj për Demarkacionin me Malin e Zi. Ish Presidenti Moisiu dhe ish Presidenti Mejdani të dy treguan një interes të theksuar për këto çështje që e prekin të gjithë kombin shqiptar”, thuhet në komunikatë.
Kryetari Ymeri i falënderoi dy ish presidentët për kontributin që kanë dhënë për çështjet kombëtare dhe për interesimin e angazhimin e tyre të vazhdueshëm në këtë drejtim.