Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka kritikuar ashpër mazhorancën për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga foltorja e parlamentit Ndoka tha se u ndëshkua institucioni i së vërtetës, siç i’u referua ai Berishës.
“Një deputet i tha deputetit të mazhorancës “ta pres veshin”, një profesori të nderuar, dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij. Ndërsa sot se keni opozitën në sallë pse keni pëjashtuar ish-presidentin dhe ish-kryeministrin. Doni apo nuk doni ju, Berisha e ka fituar monopolin e së vërtetës, pasi janë 4-5 skandale që i ka denoncuar dhe kanë dalë të vërteta. Si avioni i Divjakës, ndodhën edhe disa të tjera. Berisha e ka kthyer në një instituicon të vërtetën, dhe ju përpiqeni t’ja mohoni duke e përjashtuar të vërtetën”, tha Ndoka./a.m.