Kandidatja favorite demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, do të mbajë sot një fjalim të madh për politikën e jashtme, i cili pritet të godasë fuqishëm rivalin e saj republikan, Donald Trump.
Clinton pritet të akuzojë Trumpin se është shumë miqësor me Korenë e Veriut dhe shumë i ashpër me aleatët evropianë. Trump, pos tjerash, ka thënë se do të takonte udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, në përpjekje për të ndaluar programin bërthamor të Phenjanit.
Ai po ashtu ka kritikuar aleancën e NATO-s me vende kryesisht evropiane, duke thënë se ajo është shumë e kushtueshme për SHBA-në. Clinton do të mbajë fjalimin në San Diego të Kalifornisë.
ma.me