Kontrollet te dentisti janë të preferueshme , në mënyrë që të kemi dhëmbë sa më të bardhë.
Por, kontrollet e shpeshta mund t’ju kushtojnë qindra euro, përderisa ekzistojnë preparate shtëpiake, të cilat ua zbardhin dhëmbët dhe i bëjnë ata të duken mahnitës.
Krejt çfare ju duhet për dhëmbë të bardhë është një lëvore e qëruar e bananes, një brushë dhe një pastë dhëmbësh.
Fillimisht pastroni apo fshini anën e butë të lëvores në dhëmbët tuaj. Mundohuni të mbani larg mishin e gojës si dhe buzët nga pasta për rreth 10 minuta. Pasi të afrohet koha e duhur, merrni një brushë të dhëmbëve dhe aplikoni pastë në dhëmbët tuaj.
Pastaj duhet t’i lani dhëmbët ashtu si zakonisht, me pastë të dhëmbëve dhe ujë për të hequr pastën e krijuar me banane, referon Koha.
Këtë gjë praktikoni të paktën një herë në dy javë dhe do të shihni rezultatet në dhëmbët tuaj. (b.an)