Sikur Hashim Thaçi të shkonte në Beograd, ai me siguroi do të arrestohej sepse gjykata në Beograd ka shpallur urdhër arrestin për të. Kështu ka thënë për “Veçernje novosti“ Milan Petroviç, ushtrues detyre i prokurorit për krime, transmeton Koha.net.
Prokurori serb ankohet se edhe pse këtë urdhër arrest Ministria (serbe) e Drejtësisë e ka depozituar në Interpol, kjo organizatë ndërkombëtare, sipas rezolutës së vet mundet që në rrethana të caktuara të ndalojë urdhër arrestin. Kjo ka ndodhur, sepse Kosova, të cilën e kanë njohur shumë shtete anëtare të Interpolit, ka protestuar për këtë urdhër arrest.
“Në rastin Thaçi nuk është shpallur fletë arresti i kuq, sipas të cilit ai do të mund të arrestohej në çdo shtet të botës, e pa të secili shtet vepron sipas dëshirës. Kjo do të thotë se në ndonjë shtet,s ikrud eh te ne, ai do të miun të arrestohej“, dëshiron Petroviç.
Ai , transmeton Koha.net,ka marrë shembullin e Britanisë së Madhe e cila respekton vetëm fletë arrestet që kanë të bëjnë me konfliktet e armatosura ndërkombëtare ( e jo të brendshme) dhe të shkeljes së rëndë të të drejtës ndërkombëtare.
Petroviç thotë se “rasti Thaçi” në Serbi është në fazën e hetimeve e ai fajësohet për shkelje të Konventës së Gjenevës. Ai në vitin 1997 ishte dënuar, në mungesë, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë (e instaluar nga regjimi i Serbisë, vërejtje e Koha.net) ishte dënuar me 10 vjet burg për vepër penale terrorizëm, e më pas Serbia ngritur edhe disa aktakuza, ndërsa në vitin 2002 u ngrit fletë arresti me dyshimet për gjenocid. Vjet Hashim Thaçi kishte paralajmëruar shkuarjen e vet në Beograd në një takim ndërkombëtar por nga atje kishte ardhur porosia se ai “do të pritej me pranga” . (b.an)