Mbledhja e tretë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë do të mbahet, të premten, më 4 qershor 2016, në orën 11:20, në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare.
Koha.net ka siguruar rendin e ditës të takimit të dy qeverive. Sipas asaj që shihet i rendi i ditës dhe emrat e folësve, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive nuk merr pjesë asnjëri nga ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës.
Takimi ndërqeveritar ka paraparë shqyrtimin e 10 pikave të rendit të ditës.
Në pikën e parë përfshihet hapja e mbledhjes ndërqeveritare: Fjala e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa pasuar nga fjala e Shqipërisë Edi Rama, citohet Koha, që sjell të gjitha pikat ku do flasin ministrat respektivë. (b.an)