Deputeti Taulant Balla i ka kërkuar ish-kryeministrit Berisha që të sqarojë ndryshimin e datës së lindjes në dokumentet zyrtare.
“Sapo ka filluar zbardhja e vetëdeklarimeve të gënjeshtarëve të SHQUP-it
Sipas Ligjit, personat kanë detyrim ligjor që në Formularin e Vetëdeklarimit të pasqyrojnë të dhëna të vërteta, të plota dhe të sakta. Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në këtë formular passjell skualifikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.
I pari nuk ka treguar që është ndaluar dhe më pas është dëbuar nga një shtet i huaj. Tjetri ka treguar se është dënuar me burg, por nuk ka treguar se nga krimi i tij është shkaktuar një vrasje.
Eshtë edhe Saliu, ndër gënjeshtarët sigurisht.
Dil Sali trego pse e ke ndryshur ditëlindjen!
Ose do ta sqaroj unë nesër dhe më pas do duhet ta bëjë Prokuroria. Sepse Ligji është njëlloj për të gjithë”, shkruan Balla në Facebook.