UEFA ka shtyrë publikimin e vendimit për dënimin ose jo të klubit të Skënderbeut. Seanca në selinë e UEFA-s në Gjeneve të Zvicrës ka përfunduar rreth orës 12 dhe drejtuesit e Skënderbeut do të marrin përgjigjen e vendimit brenda 48 orëve.
Qeveria e futbollit evropian dyshon se klubi ka trukuar disa ndeshje, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në Kupat e Evropës.
Nëse UEFA vendosë ta dënojë klubin, atëherë kjo pritet të ketë pasoja të rënda për ekipin kampion në Shqipëri, por në rast se bien akuzat, korçarët pritet të nisin përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe pjesëmarrjen në Champions League .
PS/d.i.