Tirana ka prej ditës së sotme këndin për fëmijë më modern në vend. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pavarsisht vështirësive që dolën rrugës, mundi ta mbaj fjalën për ta inaguruar këtë kënd sot më 1 qershor, si një dhuratë për fëmijët e kryeqytetit, duke i dhënë fund kështu edhe debatit politikë që e shoqëroi këtë projekt.
E gjithë kjo përpjekje, që nga momenti i prezantimit të projektit e deri në finalzimin e tij ditën e sotme, paraqitet në një video të shkurtër që vet kryebashkiaku ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social facebook, ku dhe fton qytetarët që ti shijojnë këto pamje. “100 sekonda për 1 Qershorin, fjalën e mbajtur e Tiranën që duam! Mos i humb pamjet fantastike të qytetit që ndryshon!”, shkruan Veliaj në komentin që shoqëron këtë video.