Policia e Vlorës ka zbuluar identitetin e vrasësve të 52 vjeçarit Hyqmet Nexhipi, i cili u gjend i vrarë në automjetin e tij më 23 janar të vitit 2016 në Vlorë.
Policia ka arrestuar Flobenc Gegën, 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim Deison Nallbanin, 30 vjeç. Në momentin e arrestimit të Gegës, këtij të fundit ju gjet me vet një pistoletë.
Policia ende nuk ka bërë të ditur motivet e vrasjes së Nexhipit.
Hyqemet Nexhipi, ishte pronar i një anije peshkimi, dhe për vrasjen e tij u shoqërua edhe i biri. Ai u qëllua me dy plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. java/ a.k