Elvis Rroshi duket se e ka marrë me nxitim aksionin për të pastruar të shkuarën e tij. Burime të sigurta i pohuan Top Channel se kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës ndodhet tashmë në Itali, ku ka nisur procedurat ligjore të një procesi gjyqësor. Duke i kujtuar ish- ministrit të Brendshëm Lulzim Basha vrasjet e 21 janarit, Rroshi thotë se do ta ndjekë çështjen në Itali derisa të marrë pafajësinë, ndersa sa i përket zgjedhjeve në Kavajë, kryebashkiaku i dorëhequr i thotë kreut të opozitës se nuk do ta fitojë më kurrë Kavajën.
Nga Italia, ku dhe ndodhet, Rroshi ka reaguar sërish për akuzat që i bëhen atij nga opozita. Në një reagim në Facebook, ai thotë se e dha dorëheqjen për diçka që e zbuloi vetë dhe jo opozita. Në dokumentin zyrtar të vetëdeklarimit, Rroshi nuk ka shënuar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane. Dënim për të cilin Rroshi tha në deklaratën e dorëhqejes se nuk ishte në djeni. Sipas tij, ai kishte mësuar nga avokatët se në vitin 1992 kur ishte vetëm 16 vjeç ishte dënuar. Rroshi thotë se mbante mend vetëm që ishte shoqëruar mes shumë personave të tjerë pas një sherri masiv në kampin e refugjatëve ku ai ndodhej, në Itali.
Pak pas protestës që mbështetësit e tij organizuan në qendër të Kavajës, Rroshi mësohet të ketë udhëtuar drejt Italisë për t’u paraqitur në gjykatë, ku me avokatët e tij do të kërkojë pafajësinë. TCH
ma.me