Me rastin e 80 vjetorit te lindjes së aktorit Bekim Femiu, Kryeministri Rama dhe ai serb Aleksander Vuçiç kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët.
“Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.
Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.
Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramës.
java/ a.k