460 palë syzë janë sekuestruar këtë të mërkurë nga autoritetet doganore në pikën kufitare të Qafë Botës. Syzet kontrabantë vinin nga Greqia dhe ishi fshehur në bordin e një automjeti me targa shqiptare AA 925 MO.
Syzet ishin të destinuara për tregun në Shqipëri dhe pas këqyrjes së tyre, vlera monetare varionte nga 15 deri në 200 euro për palë. Syzet ishin të markave të ndryshme. java/ a.k