Ministri i Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, nëpërmjet një posteri publik shprehet se për 365 ditë këmi bërë 426 aktivitete.
Ministri Klosi duke ju drejtuar bashkëpunetorëve në formën e një kartoline, shprehet: “Ka qenë përgjegjësi, angazhim, por sigurisht dhe kënaqësi, të bashkëpunoja me secilin prej jush, në çdo ditë të këtij viti nën drejtimin e Ministrisë së Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë. Sikundër është privilegj për mua të vijoj punën me secilin, për të gjitha angazhimet e marra. Jemi takuar shpesh përgjatë rrugëtimit të këtij viti, kur kemi bashkëpunuar diskutuar, pse jo dhe debatuar për mënyrën si t’i bëjmë më mirë”.
“Kemi qënë bashkë në shumë prej punëve të bëra, në shumë prej reformave të ndërmarra në shumë prej hartimeve të 72 akteve ligjore; 22 ligje, 50 VKM, 7 nga të cilat dokumenta Politike dhe Strategjike. Kemi qenë bashkë në shumë fushata, për çdo sektor të ministrisë. Kemi qenë bashkë në plotë 426 aktivitete për gjatë këtyre 365 ditëve. Me përulësi, sot një falenderim për secilin. Për bashkëpunimin, angazhimin dhe përkushtimin”, shprehet Klosi.
Klosi në përmbyllje pohon se “Me po aq përulje, ftoj secilin prej jush në vijimin e punës me më shumë ritëm, cilësi dhe produkte konkrete për gjithcka na është besuar. Kartolina ime e falenderimit është kjo përmbledhje nga 426 aktivitete përgjatë ketij viti, ku çdokush mund të gjejë panoramën e plotë të këtij viti intensiv dhe pjesën e tij të kontributit”. (java / r.a)