Diamanti më i madh në botë me ngjyrë të gjelbër i quajtur “The Aurora Green” u shit në Hong Kong për më shumë se 16.8 milionë në një ankand në “Christies”. Ai u ble nga një person i pranishëm në sallë i cili kërkoi të mbetej anonim.
“Ajo çka i bën mjaft të veçantë diamantet me ngjyrë të gjelbër është fakti se janë të rrallë. Punoj në këtë biznes prej 47 vitesh dhe nuk kisha parë kurrë një gurë të tillë 5 karatesh”, ka thënë blerësi.
Rekordi paraprak ishte vendosur në vitin 2014, kur një diamant prej 6.13 karatësh me ngjyrë të gjelbër u shit për 3.6 milionë dollarë gjatë një ankandi të mbajtur po në Hong Kong. Viti 2016 shënon 30-vjetorin e shtëpisë së ankandeve në Azi dhe 250-vjetorin e krijimit të saj, shkruan blic.