Elefanti për të cilin është nisur një peticion ndërkombëtar që të zhvendoset nga betoni ku mbahej, vdiq në një kopsht zoologjik të vogël japonez.
Zëdhënësi i kopshtit zoologjik Naoya Ohashi tha se elefanti, i cili kishte mbushur 69 vjet, u gjet në tokë në pamundësi për t’u ngritur.
Ohashi tha se autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes. “Hanako ishte simboli japonez i paqes dhe zhvillimit, pas Luftës së Dytë Botërore. Ai erdhi në fund të një epoke”, tha zëvendës drejtor i kopshtit Hidemasa Hori, referon BETA.
Elefanti Hanako erdhi në Japoni në vitin 1949 si një dhuratë e qeverisë tajlandeze dhe ka jetuar në një kopsht zoologjik , që kur ishte dy vjeçe. Ajo ishte elegantja më e vjetër në Japoni dhe ka jetuar një kohë shumë të gjatë duke llogaritur sesa jeton në përgjithësi një elefant aziatik. (b.an)