Komisioni Evropian njoftoi sot se ka miratuar “mendimin e tij mbi Shtetin e së Drejtës” në Poloni, një dokument që përbën një paralajmërim formal ndaj qeverisë polake pas reformave të saj të përfolura, kryesisht ndaj gjykatës kushtetuese.
“Ne kemi vendosur sot t’i dërgojmë një medim mbi Shtetin e së Drejtës autoriteve polake”, njoftoi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, duke shprehur keqardhje që Varshava dhe Brukseli nuk kanë arritur ende të gjejnë një zgjidhje.
Miratimi i këtij “mendimi” përbën një etapë të re në procedurën e pazakontë të filluar nga Komisioni kundër Varshavës dhe që mund të arrijë deri në sanksione, si një pezullim i të drejtës së polakëve për të votuar në BE.
“Nuk dua të spekulloj mbi etapën e radhës, jemi ende në një proces dialogu”, vlerësoi Timmermans, i cili njoftoi se kishte zhvilluar dje një bisedë telefonike me shefen e qeverisë polake, Beata Szydlo.
Mes reformave të qeverisë polake, Brukseli shqetësohet në veçanti mbi mënyrën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të efektshmërisë së kontrollit kushtetues të ligjeve të reja të miratuara dhe publikuara në 2016. (javanews / r.a)