Thithja e kakaos nga hundët, droga më e re në klubet e natës së Europës. Me këtë titull hapet e përditshmja britanike Daily Mail sipas së cilës ky trend po zëvëndëson substancat narkotike si ekstazia dhe alkooli.
Në një festë në Berlin, pjesëmarrësit arrijnë të kërcejnë gjithë natën vetëm nga kjo lloj drogë e re. “Ne nuk shërbejmë alkool, por kjo nuk na bën ne “Anti”.
Kakaoja e thithur nga hundët ofron një nxitje te endorfinës në gjak që mund të shkaktojë ndjesi euforie, vecanërisht nën ritmet e muzikes dance shkruan Daily Mail. Cokollata gjithashtu përmban sasi të madhe magneziumi që relakson muskujt. Një studim i fundit nga Universiteti Kingston i Londrës gjithashtu arriti në përfundimin se cokollata mund t’ju bëjë të lëvizni më shpejt dhe më larg.