Ish-sekretari i Aleancës Kosova e Re dhe pronari i kompanisë “Siguria”, Rrahim Pacolli ka blerë shtëpinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Pacolli e ka konfirmuar për Express se këtë shtëpi e ka blerë para një javë dhe se për të ka paguar 360 mijë euro.
“Po, unë e kam blerë para një jave. Për këtë shtëpi kam paguar 360 mijë euro”, ka thënë Pacolli.
Ai ka treguar se në këtë shtëpi tani do të investojë dhe se do ta bëjë të banueshme. Pacolli ka thënë se shtëpinë e Thaçit e ka blerë pasi i ka pëlqyer dhe jo se ishte e Hashim Thaçit.
“E kam blerë se më ka pëlqyer. Thjeshtë e kam ble si qytetar i Kosovës. Nuk ka të bëj asgjë më atë se ka qenë e Thaçit apo ndokujt tjetre”, ka thënë Pacolli.
Nga viti 2008 presidenti Hashim Thaçi kishte nisur ndërtimin e një shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pas largimit nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria”, pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje./a.m.