Në kuadër të konferencën ndërfetare që po mbahet në Prishtinë është organizuar tryeza me temën “Identiteti gjinor në kohën e diskursit radikal gjinor”.
Drejtoresha e komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko nga Serbia ka thënë se kjo shoqëri ka bërë shumë në avancimin e femrës përveç regjimit të Millosheviçit që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment, përcjell “zeri.info”.
“Duke folur nga konteksti jugosllav pasi jam rritur këtu mund te them se kjo shoqëri ka bërë shumë në avancimin e femrës përveç regjimit të Millosheviçit që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment.
Millosheviçi duke u kyçur në politikën nacionale ka margjinalizuar popullatën në këtë politik. Madje edhe kisha dhe religjioni ka mbështetur këtë politikë. Kisha pra ka qenë në funksion të regjimit të Millosheviçit. Kemi pasur një luftë rëndë që ka pasuar me gjenocid dhe humbje të tmerrshme gjatë regjimit të Millosheviçit”, ka thënë Biserko. (b.an)