Policia e Shtetit gjen një mënyrë për t’i bërë fëmijët të lumtur. Sot në mëngjes në të gjithë shkollat e Tiranës efektivët e policisë kanë uruar fëmijët për 1 Qershorin.
Punonjësit kanë dhuruar edhe logon e Policisë së Shtetit me mbishkrimin “Ti je heroi ynë” dedikuar këtë logo sot femijëve. Sepse për Policinë e Shtetit heronjtë sot janë vetë fëmijët.
Show i vërtetë ka kulmuar tek spitali i Pediatrisë, ku efektivët e policisë janë shndërruar në superheronj. Të veshur si Batman, Spiderman, Ironman e Hulk, policët kanë zbritur nga tarraca, kanë përshëndetur fëmijët në dritare dhe më pas janë ulur pranë tyre për ti përshëndetur nga afër.
I pranishëm në këtë ceremoni tejet të veçantë ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.