Shfaqja “Made in Albania” me tekst të Stefan Çapalikut e me regji të Altin Bashës, pas prezantimit në Tiranë do të vjen edhe për publikun prishtinas.
Kjo shfaqje e Teatrit Ekspreminetal “Kujtim Spahivogli”, vjen me lojën e aktorëve në përbërje të: Shegushe Bebeti, Albana Kocaj, Eglantina Ceno, Loredana Gjeçi, Era Çaushi, Arjeta Dhima, Sara Smaja, Linda Jarani, Algiona Aga, Aleksander Seitaj dhe Florian Agalliu
“Made in Albania” i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vërtetës, thelbësores, të “padukshmes”, “undergroundit” shqiptar, shkruan KultPlus. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”.
Koreografinë e shfaqjes e ka bërë Gjergj Prevazi, kurse kostumet e shfaqjes i ka punuar Iliriana Loxha Basha. Shfaqja në Prishtinë do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më 4 qershor në ora 20:00. (b.an)