Një raportues shqiptar nga Shtutgarti ka dërguar disa foto tepër tronditëse në redaksinë e “Jeta osh Qef”. Në pamje duket një makinë e cila po kalon në rrugë dhe në pjesën e pasmë të bagazhit ndodhet një dorë njeriu e dalë.
Këto pamje nëse janë autentike dhe bëhet fjalë vërtetë për një dorë njeriu, kemi të bëjmë me një krim makabër dhe me një vepër penale të rëndë.
Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë edhe një inskenim pasi prova të pakundërshtueshme për këtë nuk ka, përveç fotove të kapura me kualitet jo shumë të qartë.
Raportuesi në mesazhin e tij ka thënë këto fjalë: “Ndërkohë në Gjermani, në Shtutgart më parakalon ky djali pak me nxitim! Sot në Shtutgart të Gjermanisë! Di vetëm që ishte shumë shpejt.. Ne u habitem”./JetaOshQef/a.m.