Kryetari i Bashhkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shkruar në Twitter para zhvillimit të aktivitetit për inaugurimin e parkut të lodrave te liqeni artificial.
Veliaj shkruan se fokusi i institucionit që drejton është puna. Postimin e tij Veliaj e shoqëron me disa foto, që tregojnë rehabilitimin edhe të hyrjes për te parku.
“Miremengjes? Gati per parkun e lodrave? Hyr nga Shtegu i Qershive ku @aprtirana sapo rehabilitoi me finese djerrinen
Ne fund te dites, kur mbarojne gjithe sherret, pyetja eshte a beme pune te dobishme per qytetin? Ky eshte fokusi yne”, shkruan Veliaj./a.m.