Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nesër vendimin për të hedhur poshtë Ligjin e Ri të pronave, Nr. 133/2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit Kompensimit të Pronave”.
Janë plot 7 padi që janë bërë në këtë gjykatë për rrëzimin e ligjit dhe kjo ka ngjallur frikë në radhët e qeverisë.
Paditë janë bërë nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Avokati i Popullit, Partia Republikane Shqiptare, Shoqata e Pronarëve Legjitimë “Shqiptarët”, Shoqata “Krahina Jonë”, Shoqata “Bregdeti”, që kërkojnë në union shfuqizimin e ligjit për pronat. “Objekti Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Ndërsa përfaqësuesi i shtetit shqiptar në Strasburg Ledio Bianku i ka kërkuar Avokaturës së Shtetit, të paraqesë rezervat e saj më 2 Qershor në Strasburg, për mbledhjen e Komitetit të Ministrave që mbahet më 5 e 6 Qershor, Gjykata Kushtetuese do ta marrë vendimin më 1 Qershor, duke e bërë të pavlefshme, çdo përpjekje të mëtejshme të qeverisë shqiptare për mbrojtjen e ligjit, i cili ka marrë mbështetje të gjerë nga institucionet evropiane.
Miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit, i heq mundësinë familjes së gruas së Presidentit Nishani që nga 84 milionë euro që kërkon përmes ligjit aktual për pronat, të ketë të drejtën e 4 milionë eurove. Një arsye kjo e mjaftueshme për të nxitur Presidentin që të përfshihet në një betejë tërësisht në konflikt interesi kundër interesit të shtetit shqiptar.
Përfaqësuesi i shtetit shqiptar Ledio Bianku po ashtu është i përfshirë në një proces ku mbron dhe të drejtat e familjes së gruas së tij, kundër shtetit shqiptar, ndërkohë që aty është si përfaqësues i shtetit shqiptar./Dita/a.m.