Familjarët e vëllezërve Bytyçi të vrarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 kanë thënë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dështuar të realizojë premtimet se vrasësit e tre vëllezërve kosovarë.
Vëllezërit Bytyçi – Ylli, Mehmeti dhe Agroni – braktisën biznesin e tyre me pica në New York për t’iu bashkuar UÇK-së në luftën kundër serbëve. Ata u arrestuan në fund të luftës kur humbën në qendër të Serbisë. Trupat e tyre ishin zbuluar në një varrezë masive në vitin 2001, shkruan Washington Post.
Në një email dërguar “The Associated Press”, avokatët e familjes kanë thënë se “përkundër kërkesave të përsëritura, familja Bytyçi asnjëherë nuk është informuar për planet që ky proces të vazhdojë”, transmeton Koha.net.
Ata kanë thënë se kryeministri serb, Vuçiç, “ka gënjyer shumë herë familjen e tre qytetarëve të vrarë amerikanë. Ai duhet të jetë përgjegjës”.
“The Associated Press” ka kërkuar një koment nga qeveria serbe, e cila ka thënë se është duke punuar në këtë proces.
“Kemi qenë duke punuar në këtë çështje”, ka thënë një zyrtar i qeverisë serbe në kushte anonimiteti, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesit e familjes Bytyçi kanë gjetur disa shkelje në hetimet e vrasjeve.
“Dëshmitarëve nuk u janë dhënë sinjale të qarta se do të jenë të mbrojtur. Nuk është ngritur asnjë akuzë. Të dyshuarit për krime lufte, janë më mirë të mbrojtur”, kanë thënë ata.
Ata pohojnë se i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bytyçi është një këshilltari kryesor për siguri i Vuçiqit dhe presidentit Tomislav Nikoliq. (b.an)