Menaxheri i ri i Manchester United-it, Jose Mourinho, ka insistuar se nuk do të merret me rivalitetin që ka me menaxherin e Manchester City-t, Pep Guardiola.
Dy trajnerët gjatë kohës së tyre në La Liga kishin një rivalitet të frikshëm, me Guardiolan që drejtonte Barcelonën dhe Mourinhon që udhëhiqte Real Madridin.
Klubet nga Manchesteri gjithashtu kanë rivalitet, por Mourinho ka insistuar se nuk do të përqendrohet te trajneri i City-t.
“[Rivaliteti jonë] nuk më lejon që të jem i pafajshëm’, ka thënë Mourinho gjatë një ligjërate për një universitet në Lisbonë. “Për dy vjet Pepi dhe unë ishim në një ligë ku kampioni do të ishte unë ose ai – Real Madridi ose Barcelona”.
“Në situata të tilla, betejat individuale kanë kuptim sepse kanë ndikim, por në Premier Ligë, nëse unë fokusohem në të dhe te Manchester City dhe ai te unë dhe Manchester Unitedi, atëherë dikush tjetër do ta fitojë ligën”. (b.an)