Dokumentari i Justin Webster do të shfaqet gjatë ditëve të DocuTIFF nga datat 1-8 qershor
Si mundi një djalosh nga një qytet i vogël nga Karaibet të kthehet në një shkrimtar që do të fitonte zemrat e miliona lexuesve kudo në botë? Si mundi të ndryshonte perceptimin e realitetit me veprat që shkroi? Si mund të ndezë dritat e fikura të kujtesës, sa herë lexojmë shkrimet e tij dhe të na bëjë të shpërthejmë në lot?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave regjisori Justin Webster do t’i jepte në dokumentarin “Gabo, Bota e Gabriel Garsia Markez”.
Fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare, i konsideruar jo thjesht si një tregim për mjeshtrin e realizmit magjik, por dhe një dokumentar nga ku mund të kuptojmë një epokë, ky realizim tregon anën tjetër të fuqisë së fituesit të çmimit “Nobel” në letërsi më vitin 1982.
Dokumentari do të shfaqet gjatë ditëve të edicionit të dytë të DokuTIFF që nga data 1 deri më 8 qershor do të mbahet në hapësira të ndryshme në Tiranë, si Muzeu Historik Kombëtar, Tulla etj. I njohur me emrin Gabo, në të gjithë Amerikën Latine, magjia e letërsisë së tij do të kthehej në një urë komunikimi mes vendit që përfaqësonte dhe kulturave të tjera.
Dokumentari hedh dritë dhe mbi rolin e shkrimtarit në betejat politike të viteve 1970-1980, sidomos në negociatat mes liderit kubanez, Fidel Kastro dhe Presidentit amerikan, Bill Klinton.
Përveç ish-presidentit amerikan, Klinton, në dokumentar janë përfshirë dhe emra të tjerë të politikës si ish-presidenti kolumbian, Gaviria César, si dhe shkrimtarët Juan Gabriel Vásquez dhe Plinio Apuleyo Mendoza; gazetari Jon Lee Anderson; biografi i tij, Gerald Martin; agjenti letrar, Carmen Balcells; si dhe vëllezërit dhe motrat Aida dhe Jaime García Márquez, duke dhënë një anë tjetër të jetës private të shkrimtarit të njohur.
Kritika e ka cilësuar këtë dokumentar si hetimin më të mirë që mund t’i bëhet jetës së një personazhi, i cili të mban në tension gjatë gjithë kohës. Një dokumentar që u ngjason librave që ai shkruan, plot të papritura dhe i jashtëzakonshëm në aftësinë për të përfshirë. Dokumentari zgjat 90 minuta, por në fund të tij ndien se ke bërë një udhëtim që nuk duhet humbur.
Dokumentari përmban dhe pasazhe rrëfimesh të vetë shkrimtarit siç është dhe kujtesa që ai ndan për fillesat në rrugën e shkrimit. Shkrimet e tij të para kanë qenë vizatimet. vizatonte karikatura.
“Para se të lexoj apo të shkruaj zakonisht vizatoja karikatura qesharake në shkollë dhe në shtëpi. Gjëja më argëtuese është se tani e kuptoj që kur isha në shkollë të mesme e kisha reputacionin e të qenët shkrimtar, edhe pse kurrë nuk kisha shkruar asgjë. Nëse ishte ndonjë pamflet për ta shkruar apo një peticion, isha i pari që e bëja, sepse supozohesha që unë isha shkrimtari. Kur hyra në kolegj ndodhi që të fitoja përgjithësisht aftësi të mira për letërsinë, ku isha pak më i mirë se shokët e mi.
Në Universitetin e Bogotës, bëra shokë të rinj dhe të njohur të cilët me njoftuan me shkrimtarët bashkëkohorë. Një natë një shok ma huazoi një libër me tregime të shkurtra të Franz Kafkës.
U ktheva në konvikt ku qëndroja dhe fillova të lexoj Metamorfozën. Rreshti i parë pothuajse me nokautoi në krevat. Isha aq i befasuar. Në rreshtin e parë shkruante, “Derisa Gregor Samsa u zgjua atë mëngjes nga një ëndërr me ankth, ai zbuloi se ishte shndërruar në krevatin e tij në një insekt të madh…”.
Kur e lexova rreshtin mendova me vete se nuk e njoh askënd që i lejohej të shkruajë gjëra të këtilla. Nëse do të njihja, do të filloja të shkruaja shumë kohë më parë. Andaj menjëherë fillova të shkruaj ese.
Ato të gjitha ishin ese intelektuale, sepse i shkruaja në bazë të përvojave të mia letrare dhe ende nuk kishin ndonjë lidhje me letërsinë dhe jetën. Tregimet ishin botuar në një shtojcë të letërsisë në gazetën “El Especatdor” në Bogota dhe ato kishin pasur një sukses të mirë të kohës – ndoshta për shkak se askush në Kolumbi nuk shkruante ese intelektuale.
Ajo çfarë shkruhej në atë kohë ishte më shumë rreth jetës në fshat dhe asaj sociale. Kur shkrova tregimin e parë me thanë se isha i ndikuar nga fryma xhojsiane”, do të rrëfejë ai. Në fakt kur i thoshin se letërsia e tij ngjasonte me Xhojsin ai se kishte lexuar ende atë.
“E lexova në versionin e vetëm të spanjishtes. Që nga ajo kohë, pasi e kisha lexuar Uliksin në anglisht dhe në një version shumë të mirë francez, e kam kuptuar që përkthimi origjinal në spanjisht ishte shumë i keq. Por kam mësuar diçka që ishte shumë e dobishme për mua në shkrimet e së ardhmes – teknikën e monologut të brendshëm. Më vonë e kam gjetur këtë edhe te Virginia Woolf dhe me ka pëlqyer mënyra se si ajo e ka bërë këtë më mirë se Joyce. Megjithatë, më vonë e kam kuptuar që personi i cili e ka shpikur monologun e brendshëm ishte shkrimtar anonim, Lazarillo de Tormes”, thotë Markez. Personazhet që do ta ndihmonin atë të ngrihej në letërsi i përkisnin gjeneratës së humbur amerikane.
“Kam kuptuar që letërsia e tyre kishte një lidhje me jetën, të cilën esetë e mia nuk e kishin. Pastaj ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishme në respektimin e këtyre qëndrimeve. Ishte Bogotazo, më 9 prill të vitit 1948, ku lideri politik, Gaitan, u qëllua dhe njerëzit në Bogota ecnin si të çmendur në rrugë.
Isha në konvikt gati për të shkuar në drekë kur e dëgjova lajmin. Vrapova deri te vendi, por Gaitan me një taksi ishte dërguar në spital. Gjatë kthimit në konvikt, njerëzit tashmë kishin marrë rrugët dhe kishin filluar protestat, plaçkitnin dyqanet dhe digjnin ndërtesat. Iu bashkova atyre.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, fillova të shqetësohet për vendin që jetoja dhe si esetë e mia të shkurtra kishin të bënin me çdo gjë që ndodhte. Kur më vonë u detyrova të kthehem në Barranquilla në Karaibe, ku kalova fëmijërinë time, e kuptova që ky lloj i jetës që jetoja, e dinte se për çfarë duhet të shkruaj”, kujton ai.
Në vitin 1950 apo ’51 një tjetër ngjarje do të ndikojë në stilin e tij letrar. Nëna e tij do të kërkonte ta shoqëronte në Aracataca, vendin ku kishte lindur dhe të shiste shtëpinë ku kishte kaluar vitet e para të jetës”.
Kur shkova atje ishte pak shokuese, sepse tani kisha 22 vjet dhe nuk isha atje që nga mosha tetëvjeçare. Asgjë nuk kishte ndryshuar në të vërtetë, por ndjeva që nuk e shikoja fshatin, por kisha ndjesinë sikur kisha lexuar për të. Ishte diçka sikurse çdo gjë që shihja ishte e shkruar dhe e tëra çfarë duhej të bëja është në kopje që ishte aty dhe unë po e lexoja.
Nga të gjitha përvojat që shihja gjithçka kishte të bënte me letërsinë: shtëpitë, njerëzit dhe kujtimet. Nuk jam i sigurt se a e kisha lexuar Faulknerin apo jo, por e di tani që jo vetëm teknikat që i përdorte Faulkner bën të mundur që unë të shkruaja të gjitha ato që i shikoja. Atmosferën, dekadencën, nxehtësinë në fshat që ishte e njëjtë sikurse e ndieja te Faulkneri.
Aty ishte një plantacion i bananeve që ishte i banuar shumë nga amerikanët dhe kompanitë e frutave të tyre që i jepte një atmosferë të njëjtë sikurse e kisha parë te shkrimtari i “Deep South”. Kritikët filluan të flasin se isha i ndikuar nga Faulkner, por e shoh këtë si koincidencë: thjesht gjeta material me të cilin duhej të merresha në të njëjtën formë sikurse Faulkner dhe ai do të trajtonte materialin njëjtë. Nga ai udhëtim në fshat shkrova romanin tim të parë “Gjethurinat”.
Çfarë realisht me ndodhi mua në atë udhëtim në Aracataca ishte se kuptova se e tëra çka më ka ndodhur në fëmijëri kishte një vlerë letrare që vetëm tani e çmoj.
Nga ai moment kur shkrova “Gjethurinat” kuptova se dëshiroja të jem shkrimtar dhe askush nuk do të më ndalte dhe e vetmja gjë që më kishte mbetur ishte të bëhem njëri prej shkrimtarëve më të mirë në botë.
Kjo ndodhi në vitin 1953, por në vitin 1967 mora të ardhurat e mia të para nga 5 nga tetë libra sa kisha shkruar, pas 20 viteve”, shprehet Markez.
Regjisori Justin Webster ka kaluar kohë për të realizuar këtë dokumentar, i cili sipas tij duhet të vinte në nivelin e asaj çfarë përfaqëson një personazh si Gabriel Garsia Markez, përgatiti Shqip. (b.an)