Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu i është drejtuar këtë të martë selisë blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha. Në fokus të diskutimeve mbetet reforma në drejtësi, e cila ndodhet tashmë në momentet e saj më delikate.
Pjesë e diskutimit mendohet të jetë gjithashtu edhe takimi i shumëpërfolur mes Ramës e Bashës, edhe pse ky i fundit e ka bërë të qartë se një ballafaqim i tillë nuk do të ndodhë derisa të përfundojë bojkoti 10 ditor i opozitës, vendim që u mor fill pas përjashtimit të ish kryeministrit me po kaq ditë nga Parlamenti.
Gjithashtu mendohet se pjesë e diskutimit mes Bashës e Lu do të jetë dhe ligji i dekriminalizimit, teksa lideri i opozitës do të bëjë një dalje publike për të reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Java/ a.k