Kosova është mikpritëse e Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare me temën “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 300 mysafirë nga mbi 50 shtete të botës.
Me këtë rast do të ndahet çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, fitues të së cilës janë kryetari i Londrës, Sadiq Khan dhe organizata nga Selia e Shënjtë, Sant’Egidio, transmeton Koha.net.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Republikës së Kosoës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook.
“…në Prishtinë, po fillon një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në tërë Ballkanin për sa i përket promovimit të tolerancës, dialogut dhe luftimit të ekstremizmit.
Është konferenca Interfaith Kosovo që sivjet mbledh 300 mysafirë nga mbi 50 shtete, përfshirë dy Nobeliste të Paqes që vijnë për herë të parë në republikën tonë.
Në fund të konferencës të sivjetme do të ndahet edhe Çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, ndërsa fitues janë Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, dhe organizata Shën Egjidio nga Selia e Shenjtë. Tema e konferencës është “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut”, temë shumë adekuate ngase janë nënat, motrat dhe bashkëshortet aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit”, ka shkruar Thaçi. (b.an)