Një muaj pasi prokurori Danilo Ceccarelli zbuloi identitetin e dy dëshmitarëve kryesor kundër Azem Sylës, ka kërkuar nga Gjykata që identiteti i tyre tash e tutje të jetë i mbrojtur. Prokuroria ka refuzuar të flas nëse mbanë përgjegjësi nëse në çfarëdo forme cenohen dëshmitarët, për shkak se vetë ua ka zbuluar identitetin. Përmendja e emrave në publik të këtyre dy dëshmitarëve përbënë vepër penale.
Prokurori i EULEX-it Danilo Ceccarelli dhe gjyqtarja Jeniffer Sill, kanë marrë vendim që dy dëshmitarët kryesorë kundër Azem Sylës t’i shpallin anonim, një muaj pasi vetë ua kanë zbuluar identitetin e tyre.
Emrat e këtyre dy dëshmitarëve me të dhënat e plota dhe pjesë të dëshmive të tyre, janë vënë në kërkesën e prokurorit për paraburgim për disa prej 21 të dyshuarve për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Përveç kësaj, emrat e tyre përmenden edhe në vendimin e gjykatës për caktim të paraburgimit.
Dosja hetimore në këtë rast është publikuar thuajse e tëra në Insajder. Aty përmenden edhe emrat e këtyre dëshmitarëve, citohet Koha. (b.an)