Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, nga çdo formë e dhunës.
Sipas tij, gjëja e parë që kërkuan ishte ndryshimi i mentalitetit që dhuna nuk duhet të lejohej në asnjë mënyrë.
“Kur filluam planin kombëtar të mobilizimit ‘Unë mbroj fëmijët’në fillim të këtij viti, diskutuam për të drejtat e fëmijëve. Kam pasur disa diskutime me gazetarët që ndjekin çështjet sociale dhe kuptova që drejtuesit e mediave apo të intitucioneve të ndryshme ishin shumë pak të interesuar për këtë çështje. Në fillim donim që të ndryshonim këtë menatlitet, që dhuna nuk është zgjidhje, duke ndaluar çdo lloj forme të dhunës. Kjo e fundit përmes mekanizmit të numrit të tel ALO 116 111 dhe aplikacionit të ri “Unë mbroj fëmijët”.
Ministri nënvizoi se tashmë ekspertët e kësaj fushe kanë përcaktuar përgjegjësitë e profesioneve të caktuar.
“Mendoj se kemi ngritur një sistem reagimi të qytetarëve, ndaj çdo forme dhune që mund të ushtrohet tek fëmijët”, shtoi ai.
ATSH/d.i.