Rastet e abuzimit me fëmijët jetim dhe skandalet seksuale, siç ishte rasti i Shkodrës dhe Sarandës janë kthyer prej kohësh në çështje debatesh dhe diskutime nëse duhet apo jo të ekzistojnë këto qendra. “Fati i fëmijëve të pambrojtur”, kjo është tema, e cila ka mbledhur së bashku në ‘Njerëz në Fokus’, në “News 24”.
Denada Seferin, Drejtoreshën e Politikave dhe Përkujdesit shoqëror, MMSR, Voltana Ademin, kryetare e Bashkisë Shkodër, Olta Xhaçka, Kryetare e Nënkomisionit për Çështjet e të miturve, Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale, Dritan Ylli, Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës si dhe Denata Toçe, psikologe.
Në një lidhje telefonike në studio, kryetarja e Bashkisë së Sarandës Florjana Koka ka reaguar në lidhje me skandalin e ndodhur në shtëpinë e fëmijës në qytetin bregdetar, ku vajza të mitura dilnin lirisht nga qendra, madje me lejen e kujdestareve. Sipas Kokës, theksoi se nuk duhet të vrapohet pas një ‘shashke’ të hedhur dhe se duhet qetësi për investigim në lidhje me këtë rast. Ajo theksoi se në shtëpinë e fëmijës në Sarandë nuk ka vend për abuzime. Nga ana tjetër deputetja Vokshi kërkoi që të mos flitet para kohe por të kryhen inspektime dhe monitorime.
“Shtëpia e fëmijëve shkollore në Sarandë ka një histori 50 vjeçare. ka trajtuar në regjim vjetor për shumë vite më shumë se 150 fëmijë. me instruktor dhe edukator që kanë qenë prindër për ata fëmijë. Ju kanë dhënë dashuri. për këtë ata ruajnë dashuri të madhe edhe sot. Një pjesë e tyre janë pedagogë, mjek, pjesë e kategorisë së fëmijëve të shtëpisë së fëmijës. Përpara se të ngremë gishtin e akuzës, të mos kërkojmë për skupe, por të gjejmë të vërteta. Duhet të jemi shumë të sigurt, kur kemi të bëjmë me fëmijë të pambrojtur. Ajo shtëpi fëmijësh ka shërbyer si një strehë ku strehohen fëmijë si në një mjedis familjar.”, tha Koka.
Teksa është pyetur nëse këto qëndra duhet të mbyllen apo jo, kryebashkiakja Koka theksoi se ky është një vendim që duhet diskutuar nga shumë aktor. “Kjo që do të mbështes ndoshta do hidhet poshtë ideja ime. Ajo që do thoja është se ky problem është objekt i një diskutimi më të madh, ku do përfshihen të gjithë aktorët. Duke qenë se janë në fokus fëmijë të pambrojtur, duhet të merren model vendet e tjera. Nëse do të vendoset dhe shumatorja e këtyre mendimeve që fëmijët të akomodohen në këto qendra”, bëri të ditur kryebashkiakja e Sarandës.
A mund të ishte parandaluar ajo ngjarje?
Voltana Ademi: Ngjarja për të cilën flasim nuk ka ndodhur tani. Shqetësimi ka ardhur jo duke pasur dijeni për ngjarjen por për problematikën në qendrat rezidenciale. Nuk po flasim për dhunën por për shërbimin e munguar dhe mospasjen e mundësisë për të rritur fëmijë të shëndetshëm që ata të integrohen.
Diskutimi për qendrat rezidenciale nuk ka filluar sot. Nuk ndaj të njëjtin mendim me kryetaren e bashkisë së Sarandës që kjo është një situatë e re. Kjo nuk është situatë e re. Nuk shtrohet çështja a kemi ne edukatorë të mirë, por sistemi favorizon këtë situatë.
Janë raste potenciale që do të ndodhin nëse nuk ndërhyhet në sistem. Sapo kam marrë detyrën, kam marrë një raport nga ministria dhe i kemi qenë më afër qendrës.
Albana Vokshi: Është aq tronditëse ajo që ka ndodhur sa secili prej nesh, vendorët dhe institucionet e tjera duhet të shohim pse ky sistem nuk ka funksionuar. Ky sistem ka dështuar. Po marr rastin e fundit, të Shkodrës, çfarë ka ndodhur me ato që u pushuan. Po flas për të parat. 2 prej tyre janë rikthyer në punë dhe po merren me fëmijët.
Durrësin, fëmijës 3-vjeçar i janë gjetur të prera në trup. Ku është edukatorja, ku është kujdestarja? Është dënuar me punë vullnetare. Dhuna e papranueshme tek gratë dhe fëmijët, por sidomos tek fëmijët jetim.
Kultura e pandëshkueshmërisë sjell këto raste.
Kryetarja e bashkisë së Sarandës thotë mos hidhni shashka. Unë do isha e lumtur që rasti i Sarandës të mos ishte i vërtetë. Por duhen parë nga afër këto raste. Të ketë inspektime.
Denada Seferi: Të gjitha monitorime kanë vite që datojnë dhe tregojnë që personeli duhet të ketë performancë më të mirë në punë dhe edukim më të mirë. Çështja e Shkodrës ka mbi 2 vjet, por kanë rënë në vesh të shurdhët.
Dritan Ylli: Duhet të krijojmë një mjedis të jetueshëm për këta fëmijë. Inspektorati i Punës ka një drejtori me 4 inspektorë që monitoron standardet që mund ti ndajmë në 2, për sa i përket gjendjes fizike të mjedisit dhe personelit.
Gjatë këtyre 2 viteve janë kontrolluar për herë të parë të gjitha qendrat vëmë re që përgjatë viteve këto qendra janë lënë në harresë, janë neglizhuar dhe nuk është kushtuar rëndësia e duhur. Mbi 50% e stafit janë të pakualifikuar.
Xhaçka: Nuk duhet gjyq publik por duhet të kuptojmë se çfarë i pengon këto institucione të bëjnë atë që duhet për rritjen e mirë të këtyre fëmijëve. Kualifikimi i stafit është abc-ja por jo çështja e vetme. Të gjithë aktorët duhet të bëhen bashkë për zgjidhjen e këtij problemi. Është një problem që ka të bëjë me pafuqinë e shtetit tonë. Sa herë ka shkurtime buxheti, ky zë është ai që vuan i pari. Të gjitha këto institucione nuk kanë staf të pakualifikuar. Është pafuqia e shtetit për të bërë atë që duhet.
Vokshi: Nuk është prezantuar fare si çështje buxhetore rritja e stafit dhe buxhetit të shërbimit social.
Xhaçka: Është një histori politike e 25 viteve të tranzicionit në Shqipëri. Nuk zgjidhet duke drejtuar gishtin. Për ta çuar drejt asaj që propozuat, a është deinstitucionalizimi një zgjidhje. Pa diskutim që po. Keqtrajtimi dhe dhuna, mbetet një formë dominuese e edukimit në Shqipëri. Kulturë e mbrapshtë./BW/a.m.