Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave, dollari amerikan forcoi pozitat në këmbim me lekun shqiptar, duke arritur ne 124.18 lekë ose 0. 46 pikë më shumë se në fund javë, ndërsa euro shëmoi rënie të vlerës.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këmbehet 138.33 lekë ose 0.03 pikë më pak se një ditë më parë.
Ekspertët shpjegojnë se rritja e dollarit kundrejt lekut shqiptar ka ardhur e ndikuar nga forcimi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.
Monedha e gjelbër shënoi një rritje kundrej homologëvë të saj më të mëdhenj në bursa. Ndërsa euro vijon rënien.
Ekspertët shprehen se, sezoni veror do të karakteriziohet me forcim të lekut kundrejt valutave kryesore kryesisht euro, për shkak të fluksit të turistëve dhe emigrantëve ndonëse theksojnë ato, lutatjet e këmbimit varen nga lëvizjet në bursat ndërkombëtare. Sipas tyre vlerësimi i dollarit pritet të japë impakt negative, në çmimin e naftës e cila blihet me këtë monedhë. (javanews.al /r.a)